– Studiuesit kritike I shohin organizatat si instrumente privilegji dhe madje si metoda shtypjeje nga pushteti.E perqendrojne vemendjen tek klasat e privilegjuara dhe grupet e shtypura.

 

Kur Ronald Reagen qeveriste shtepine e bardhe ,ai citoi nje aforizem:”Qeveria dhe institucionet politike nuk jane zgjidhja e problemit tone,qeverite dhe institucionet jane problemi jone”.Kjo shprehje e cituar nga homologu i nje shteti me fryme demokratike mesjetare,na sintetizon ne mendjen tone se kjo nuk eshte vecse providenca e  institucioneve apo organizateve qe funksionojne ne vend. Ne cdo sistem,esenca egoiste e njeriut ka kultivuar metoda dhe doktrina te tilla ne keto institucione,e cila sot perbene nje pjese te gangrenizuar te shoqerise.Jo meritokraci,burokraci,pabarazi nuk jane asgje tjeter vecse penj te cilat qepin stofin e ketij konflikti shoqeror qe cdo njeri sot perballet me institucionet.

Mos te flasim dhe per kuintesencen e ketij grupi,institucionet politike,te cilat dita dites po dalin nga konturet e se  normales se njerzimit,ku punen e shohin si katapulte per tu bere me para dhe jo per ta  bere detyren denjesisht.Nuk e di as vete,se kur natyra njerzore do te arrij te partikularizohet nga xheste te tilla qe jane ngulitur thelle ne fizionomine e tyre.Pabarazi,pabarazi,selektim shoqeror apo familjar  degjon cdo njeri qe perballet me te tilla institucione apo organizata,saqe ndonjehere grupin e te shtypurve e stigmatizon te ece perpara sepse ai nuk ndihet i  vlersuar me vlerat autentike ne shoqeri.

Sot,dita-dites ne nje nga institucionet politike si parlamenti shohim nje dramatike,ku ne loje dhe ne fabul jane njerzit.Njerzit jane bere teknokrate e ketyre xhesteve,saqe hera heres nuk I bene pershtypje perballja me te tilla padrejtesi. Ky nocion njerzor po demton thelle mbi te gjitha etiken demokratike e cila po arrin te ridimensionohet sipas llojit e te pushtetshimit.Te tilla fizionomi karakteresh individesh ne pozicione autoritare jane konvergjente me njeriun qe thirret drejt sublimentit te hajduterise.Cdo gje qendron jasht kontekstit juridik dhe atij moral qe etika demokracise na ka dhuruar ne si njerez,te drejten per te mos e zbatuar.Te tilla institucione qe kane ne dore njeriun,duhen te delirezohen nga formimi i oligarkise se individit ne institucion.Por eshte vone,sepse kjo gje eshte bere patologji e individit ne te tilla institucione dhe organizata.Midis te gjithave qendron interesi,qe individi mund te kete kundrejt nje motivi te caktuar.

Si ndihet dikush ne momentin qe vleresohet apo selektohet subjektivisht,I kenaqur,i plotesuar…kte gje nuk e di sepse personalisht nuk e kam pasur fatin ta provoje.Prandaj o njeri qe punon ne institucion apo ne organizata me pushtet,mundohu ti reduktosh te tilla xheste sepse,beso do ti shtonin me vlera shoqerise se shumices.Kte shkrim dhe kendveshtrim te optikes sime personale do te kisha deshire ta mbylla me nje shprehje te  J. Mariq i cili thote:“Të gjitha dashuritë, me kalimin e kohës veniten; vetëm dashuria për pushtet, me kalimin e kohës, sa vjen e shtohet”.

 

 

 

Advertisements