Mbretëria e mediokërve

 

Jemi në mijëvjecarin e dytë, shekulli 21 dhe gati në mbarim të dekadës së dytë, po të shohim sot, veprimtaria humane ka evoluar nga shpella e deri tek ndërtimi i atomit, deri këtu nuk përbën asnjë shqetësim përsa i përket zhvillimit dhe rëndësisë që njeriu i jep materies për jetën e tij, shqetësimi qëndron tek rëndësia dhe përkushtimi që i jep njeriu ndërtimit të karakterit dhe fizionomisë së tij. Këtu ku qendron dhe shqetësimi im personal për shumë individë që priren t’i japin rëndësi elementit të rëndomtë të jetës, që mbart ngjyrim keqbëres. Shumica ligjëron në demokraci, dhe kjo është taksative, por kush është shqetësimi për shumicën, shqetësimi për shumicën është njeriu i cili mbart karakter mediokriti. Të jesh një mediokër nuk është e lehtë sepse gjithmonë je një individ eksigjent për të promovuar sa më shumë tek vetja kultin e udheheqësit. Injektimin që ata i bëjn personave të ndryshëm për t’i iluminuar në vorbullën e tyre është tepër eufemik, saqë ti si individ asnjëherë nuk do të jesh në gjëndje të kuptosh  subjektin, përmbajtjen  e të qënit pranë me këta individ.

Të kesh karakter mediokri është fat, sipas dijëtarëve të këtij grupi  për të qënë pjesë e zinxhirit dhe vizionit të tyre vetjak  duhet të kesh kod gjenetik. Kod gjenetik me parardhës mediokrit. Një mediokër nuk është vecse një individ i cili trashëgon në karakterin e tij patologjinë për mohimin e rrymës transitive,  ku është pikërisht  kjo arsye që i jep fatin këtyre individëve të jenë një ndër sedimentet muze të shoqërisë tonë, mediokrit, vizionist elitare.

Jo se analitika i vë në trajta racismi, por fati i tyre për të kryer heroizma dhe sjellje për të dalë nga providenca e tyre mediokrite i jep këtë referim të madh të monografisë humane. Për të folur në sintezë për goditjen e tyre dhe evidentimin  e tyre në një grup shoqeror nuk është e lehtë sado që të kategorizohen me tipare homogjene dhe universale. Brënda tyre, në karakter dhe fizionomi, ka ideale që kanë si objektiv të jenë surrealist ndaj fenomeneve dhe individëve që sjellin revolucion dhe motivim sepse  për të ky fakt, përbën një kërcënim. Kërcënim, të shkatërrimit të habitatit të tyre veprues. Në receptimin e tyre personal ata mendojnë se në sociumin kolektiv janë idealet për nga fizionomia e karakterit. Është tepër pamje e trisht kur sheh një psikozë kolektive që përpilohet nga një mediokrit.

Pothuajse tek cdo mediokër për të mos thënë tek të gjithë, në mënyrë indirekte  dhe në mënyrë vulgare do të evidentojmë idealizimin që ata kanë kundrejt gjërave të rëndomta të jetës. Nëse përball ke një mediokër  idete, faktet dhe opinionet janë kryesisht empirike, sepse keshtu përputhen me receptimin e tyre. Litorealiteti ose ndryshe fasada e tyre është tepër relevante, kjo është pika kyce që të gjithë ne në optikën e parë komunikuese me ta jemi të verbër…. mjeshtria e aktrimit.

Esenca e vizionit të njeriut mediokër është hierarkia, cka do të thotë dëshira e tyre, për të polarizuar sociumin nën ligjerimin oligarkik që karakteri mediokrit në mënyrë organike krijon.  Magneti i tyre për zbatimin e kësaj doktrine pragmatiste në kolektiv, arrihet me sulmimin e fenomeneve faktor të shoqërisë, pse jo me vendosjen e steriotipeve parodike në psikozën  e kolektivit. Egocentrika e një mediokri, do të jetë gjithmonë në kërkim për sedimentet që përbëjnë rrezik për shkatërrimin e habitatit të tyre veprues.

Mediokrit i pëlqen të emfatizojë të bukurën e tij, por kur të tjerët përpiqen ta bëjnë këtë gjë, ata janë aty për ta stigmatizuar. Ajo që më duket më atraktive tek këta individë vizionare është kur  ata arrijnë të gjejnë në socium një individ që ka të njëjtën stof karakteri me të tyren, është atraktive sepse më pëlqen kur ata bëhen bashkë për të rritur unitetin e tyre faktor në shoqëri për ti prir fenomenit, suksesit, revolucionit. Kjo për mua është një dilemë tipike hamletjane, a do të jetë në “In Aternum” qëndresa e tyre në të tilla dimensione, apo do të pësojnë ndonjë metamorphosis?. . . . Kam përshtypjen se jo.

 

Shkruar më 17. 07. 2016, Tiranë – version i tjetërsuar sepse eseja “Mbretëria e mediokërve” ka gjenezë që në vitin 2014.

Advertisements