kjoA të kam treguar ndonjëherë për Berlinin?-Flogerta Krypi

Te vesh ne monografi kete proze narrative eshte teper e veshtire sepse autoria ka shprehur subjektivitetin e saj ne dy atmosfera, nje atmosfere rilindjeje(Është i gjallë, frymon, mbijeton)  dhe nje atmosfere dekolorative qe shprehet me kontrastin dhe vendosjen ne paralelizem te jetes se autores ne dy hemisfera.Rrefimi per Berlinin gershetohet me dy komponente njeheresh:rrefimi per vetveten  dhe rrefimi per qytetin e Berlinit. Rrefimi i autores eshte vazhdimisht figurativ dhe gjallerues qe ne momentin kur ajo shkeputet nga ploja(rrenimi) e jetes se saj. Rrefimi i prozes eshte ne veten e pare,sepse “heroi” kryesor i vepres rrefen per rilindjen ne Berlin.Autorja ka kombinuar harmonishem:rrefimin dhe pershkrimin.

Ajo cka e bene unike kete proze dhe vlen te jete si nje brezan per te gjithe autoret e festivalit letrar eshte personifikimi i qytetit i cili arrihet permes pershkrimit metonimik  ku ne fund qyteti,Berlini merr tiparet dhe funksionet e nje personazhi. Ne kete veper shprehet qarte patologjia e autores per qytetin e Berlinit.Berlini  nuk na serviret si nje Berlin objektiv ashtu sic e shikon e gjithe bota,por na serviret si nje Berlin subjektiv ne te  cilen brenda saj sendërtohet me optiken personale te autores. Ne shume pershkrime te qytetit kemi element te  zoomorfizmit(Berlini nuk braktis askënd. Është nëna që rrit një fëmijë jetim dhe nuk pendohet kurrë për vendimin e marrë.) e cila eshte njesuar  paralelisht me nje qenie frymore.Autorja arrin te shpreh ne proze metamorfozen e saj ne momentin kur ajo behet pjese e Berlinit,metamorfoza e saj oksiomorike(vdekja,rilindja) shpreh rrenjesisht ndryshimin e saj fizionomik te shpirtit te saj(Unë vdes sa herë largohem nga Berlini e ngjallem që në momentin e parë që e di se do të kthehem në shtëpi.).Gjendja emocionale e autores eshte teper e ngarkuar,kjo ngarkese arrin te shprehet me ane te retiçences (tre pikeshit …).  Muri,ne kete proze ka nje kuptim ambiguiteti.Muri ne nje ngjyrim shfaqet si element historik(perdja e hekurt e europes)dhe ne nje ngjyrim tjeter shfaqet si element poetizues,qe beme ndarjen imagjinare te ekzistences me vdekjen.

A te kam treguar ndonjehere per Berlinin eshte nje proze e cila mbart brenda saj kompleksitetin letrar e cila mban emrin e nje autore te formuar artistikisht Flogerta Krypi.Kjo proze ishte pjese e festivalit letrar por per shkak te ekzistences mediokrite ne juri ne fantazem nuk arriti te ishte ne finale.Ne krahasim me punimet e tjera kjo proze duhej vleresuar per autenticitetin e subjektit,kjo nuk behet per apoteoze por thjesht eshte realiteti.

Advertisements