Rinia shqiptare, antropoidi i ekinodermatëve.

Fizionomia e rinisë shqiptare gjithnjë ka qënë potenciale dhe kontemplative përsa i përket separatizimit nga sisteme dhe rryma ideologjike që kanë dëmtuar ose kufizuar zhvillimin e tyre në shoqëri. Dukuri kjo që konkretizohet me lëvizjen studentore rreth viteve 1990-1991 që solli pluralizmin në Shqipëri. Ky rikthim  i sintetizuar historik nuk më lë vënd tjetër vëtëm të pyes veten: A është aktualisht spektri rinor në ujra të tilla apo ka ndodhur ndonjë  tjetërsim?

Ndonjëherë mendoj se mos providenca jonë mediokrite ka një tashizëm të thellë tek rrënjët tona dhe ka arritur të dëmtojë këtë arhetip të AND–së sonë origjinale.Ndonjëherë mundohem të bëhem utilitar në atë që shoh për rininë tonë apokrife por nuk mundem është gjithmonë në plener të asajt që unë perceptoj. Që rinia shqiptare ka një dekadencë të theksuar, ka, ajo po priret ta kthejë fjalën “rini” në semantizëm të  bar-kafes dhe idealizimit të rëndomtës sepse kot ne nuk jemi një ndër vëndet më problematikë përsa i përket numrit të bar kafeve (1 bar-kafe për 80 banorë, në Europën perëndimore 1 bar-kafe per 1800-2000 banorë). A nuk  ngjan si kakofoni, kur dëgjon që rinia shqiptare aktualisht sendërtohet me element potencialikë, ku janë, a mundet dikush të na i evidentojë… ja që nuk mundet. Rinia shqiptare është një rini që muros dita ditës elemetin stigmë të integrimit tonë europian. Kjo rini po erodon gjithcka që ky vënd ka ngritur me sakrificë, ajo dita ditës po prodhon dhe po ushqen një sistem dogmatist, problematik për vendin.

Rinia po merr trajtat zoomorfike, ajo po kthehet në një qënie parahistorike që ka marr trajta absolute desidente në raport me botën e jashtme, asaj i ofrohet zhvillim por ajo nuk e përvetson dot sepse ka një kapacitet më të lartë se vet zhvillimi që i ofrohet. Ndonjëherë në rininë utopike shqiptare kam imagjinuar se ka disa sedimentë, si solidariteti, barazia dhe dinjiteti njerzor këto koncepte jo vetëm që nuk ekzistonin por as që nuk u dihet konotacioni sociumitiv që ato kanë.

Bie kundër historisë dhe kujdo fakti që tregon që zhvillimi i trurit të njeriut ka një zhvillim universal në tërë botën sepse në shqipëri ka ndodhur e kundërta, individi është stacionuar dhe percepton në menyrë primitive (homo sapiens) dhe kjo duket qartë. Rinia po krijon sharzhin absolut më të stonuar të botës ku për fat të keq është rinia ku  unë bëj pjesë.

Advertisements