Cfarë po ndodh me Europën, Amerikën, Rusinë…

Ndër vite Rusia  dhe Amerika ka nënshkruar plane të përbashkta strategjike për t’i paraprirë konflikteve diplomatike, fizike që mund të pasojnë por asnjëherë nuk kanë qënë rigoroze kur vjen fjala për zbatim. Kjo është fytyra e diplomacisë, maskës se thellë konceptuale që jo cfarë thuhet zbatohet dhe jo cfarë ndërmerret implementohet. Teatri i saj është interaktiv, fleksibël dhe i pacipë. Kur flasim për diplomaci na krijohet një apoteoz egoizmi e cila centrohet në cdo qelizë nervore të të menduarit. Retorika sikur ne po investojmë dhe punojmë për kapacitete kolevtive tashmë ka mbaruar, panorama e periudhës gjatë luftës së parë dhe të dytë po rikthehet, mos ndoshta jemi afër një lufte të tretë?!…

Cfarë po ndodh me europën?

   Ajo cka sot po ndihet në Europë është zbritja e partive progresiste dhe të majta nga froni i tyre tepër i gjatë dhe nga ana tjetër shihet interesi për qasjen e fronit të ekstremistëve të djathtë, ky ndryshim ndihet dhe në politikën e jashtme, ndryshime të këtyre fronteve transkriptohen me koncetrimin e ideve kombëtare dhe individuale për të treguar fuqi dhe muskuj në arenën ndërkombtare. Europa nuk mund të përballet me këto politika sepse këtu lind dhe paradoksi me misionin e saj që nga gjeneza e saj ku vizioni i saj kishte si thembër të Akilit bashkëpunimin por bashkëpunimi dhe uniteti kolektiv duket se po vjen drejt fundit. Franca në historinë e saj ka treguar qasje si një shtet i cili aspiron frontin e Europës dhe këtë mund ta marrë fare lehtë sepse Gjermania dhe politika e saj nuk asimilon më bashkëpunëtore me ardhjen e Republikanëve në kryen e Shtëpisë së Bardhë, Gjermania dhe politikat e saj po vinë drejt reduktimit. Kjo situatë ka ardhur vetë nga vullneti i elitës së shteve të fuqishme, nga populli, kjo si pasojë e rritjes së taksave në shërbim të  botës , por jo vetëm, rritja e një ritmi konfliktual në tregun e punës së shteteve më të mëdha ka sjellë ndjeshëm reagimin e popullit kundrejt politik-bërsve mikëpritës. Faktet e zgjedhjeve më të afërta në Gjermani kanë treguar një raport përmbysës për Merkelin dhe politikën e saj europiane, kanditati Schulz duke shfaqur optikën për kapacitet të brëndshëm dhe retorikën kundër emigrantëve, populli ka reagur pozitivisht si pasojë e një revoltimi kundrejt Merkel dhe politikës së saj mikëpritëse që i shërben botës dhe jo Gjermanisë.

Nga ana tjetër pushtetarët e botës Amerika, Rusia dhe Korea e Veriut janë në një konflikt të ftohtë për momentin, të treja sëbashku po shkënbejn me njëra-tjetrën mesazhe të forta diplomatike, Korea tregoi në paradën periodike vjetore forcat e saj nukleare, Amerika ka filluar të drejtoi dhe aktivizoi bombat e saj kimike dhe prodhimin intesiv të tyre, Rusia po mundohet të zgjeroi gjeopolitikën e saj karshi Europës duke i’u servirur dhe ofruar ballkanit dhe Europës Lindore alternativa të fuqishme bashkë-veprimi.

Brexit ishte një tjetër akt vullnetar për t’i treguar botës së këto vite bashkëpunimi të vetme ishin “një kënaqësi suksesi”. Tashmë iku koha dhe po afron skadenca e traktateve të përbashkëta bashkëpunimi, tani ka ardhur koha dhe momenti që shtetet e fuqishme të separatizohen dhe të krijojn hibatat për të qënë shtylla të bipolaritetit ose një mjedisi individualist kompetitiv.

Politika është në një metamorfozë, kjo metamorfozë surprizë që na ka gjetur të pa përgatitur mund të na cojë drejt një lufte të tretë.

Advertisements