Kaçubëzim diktatorial.

 

Është në natyrën e diktatorit që nuk dëshiron të ketë opozitë në mendimet dhe lëvizjet që ai kërkon të shprehë dhe të bëjë. Është po prap, në natyrën e një diktatori që t’i shtypi dhe t’i ngrejë personat në çfarë do periudhe, situate që ai kërkon.

Këto janë diktatorët e sotëm, tiran për idetë dhe lëvizjet e tyre. Diktatorët sot në mbarë botën  kërkojn të pushtojn dhe të ngrejnë statuja në piedestale të larta jo vetëm nga ana fizike por dhe nga ana psikologjike, brenda atyre, neutralëve që nuk kanë aftësi të konçeptojnë. Kjo filozofi kryesisht “Kaçubiane” është shumë pak e përhapur por shumë pushtuese dhe “fryt-dhënëse. Kaçubëzim, neologjizma që studiuesit vendosën që ta quajnë kshu sepse gjeneza është tek një diktatore e mendimit të lirë, kjo diktatore që uzurponte emrin e glorifikuar nga pamja dhe karakteri, Kaçubja ishte tepër unike. Të gjithë ata që dolën nga duart e Kaçubes në jetë e dinë shumë mirë produktivitetin ne pleqëri.

Mendimet e saj, raportet e saj me jo të gllabëruarit shkonin përshtat me kaçubet mbi të, të flakta, të ngatërruara dhe të paqarta në idenë e tyre sepse fijet e saj ishin të padallueshme, e vetjma gjë e dallueshme ishte kaçubja mbi të.

Ishte java e dytë e janarit, kur kaçubja doli hapur, ideologjia e saj, ku menaxhimi dhe raporti me opozitarët ishte i “paparë”, ajo të shkatërronte sepse çdo çep të territorit e minonte me pseudobesnikët e saj. Besnikët ishin agjentët informative të filtruar në grupet e rrezikut.

Ishte ditë e martë, si çdo të martë Kaçubja jepte lajmet e mëngjesit ku teftëronte pa ndrydhje atë që kishte në optikën e saj për ta shprehur, kjo ishte veçori e saj. Kjo ditë marte na gjeti me platforma dhe statute të reja që buronin nga buroja kryesore e kaçubëzimit, platforma e re ishte nje qasje e për implementimin e komunikimit të saj. Pra, nuk kishte më komunikime të drejtpërdrejta por kishte vetëm komunikime alegorike, respektive, tangjente. Kaçubja në të martën e saj të zezë, kështu preferoj ta quaj sepse ajo vendosi të kapitullonte bazën e saj të talentit, força për të shkatërruar drejt-për-drejt psikologjikisht. Të gjithë u surprizuan kur në media u komunikua ky lajm kaq i frytshëm dhe shpëtues. Një shumiçë besonte në ndryshimin e Kaçubes, disa të tjerë, jo, sepse mendonin se karaktere si Kaçubja nuk dorëzojnë dhe nuk shterojnë kundrejt forçës së instikiti të brendshëm rural, prandaj të gjithë hamendsuan se ajo kishte një plan të dytë, një plan më konstruktiv dhe jo kaq brutal. Faktikisht, për të bërë verdiktin e kësaj duhej që gjithçka t’ia lije në dorë fatit sepse Kaçubja hynte tek njerzit surprizues. E marta e zezë ishte goxha piliptuese për të sepse nuk ishte e lehtë të mposhtje instiktin, ku dhe bashkëpunëtorët ishin të shakur nga ky tjetërsim rrënjësor i Kaçubes. Nga kjo e martë e zezë, në mbledhjen vjetore të bilançit të diktaturës së saj, vura re qartë sytë e saj që dukej sikur të gllabëronin, flegra të çilat të ftonin drejt një rruge të gjatë, pa kthim sepse kthimi ishte shumë i rrezikshëm, flokët e flakta, tepër të flakta të portretizonin frazën se mbi këtë objekt buron rreziku. Portret përpilues.

U hutova të them të drejtën, nuk dija të dilja nga ky motiv frikësues i Kaçubes, deri në momentin që ajo më kërkoi bilançin për rajonin që unë kisha përsipër, në atë moment zëri i’u bashkëngjit pamjes së saj përpiluese, tmerruese.

-Zotëri, a mund të na jepni bilançin dhe raportin tuaj?

-Patjetër zonjë, urdhëro.

-Pra ti po më jep mua urdhër, me fjalën “Urdhëro”.

-Aspak zonjë, nqs e kam bërë ju kërkoj ndjesë, në asnjë moment nuk kërkoj që t’iu fyej, për më tepër ju, drejtuesen e “Thashushit”.

-Zotëri, nqs më drejtohesh dhe njëhërë me këtë retorikë kërçënuese i shkreti se ku përfundon.

-Më falni Madhëri e shenjtë e Thashushit që në lindjen e diellit të parë të njerzimit ishit ju, prandaj në asnjë moment nuk mund t’iu bëj retorikë kërçënuese.

Brënda saj kjo ishte kënaqësia por me metodën e re të komunikimit ajo nuk duhejt të vazhdonte. Në atë çast ma ktheu,

-A mund t’i rikthehesh raportit?, sytë përpilues të frikshëm po më fokusonin, dhe unë ja ktheva:

-Patjetër Madhëri!

 

Pas disa vitesh dola nga territori ku më mbikëqyrte Kaçubja, aty kuptova që Kaçubja vepronte në formën më të mirë komunikuese me kolektivin opozitar, komunikim që diktonte qartë disa rregulla… Kaçube, je e madhe!

 

 

 

 

 

 

Advertisements